Lajme

Lajmërohet Sami Lushtaku, mohon kategorisht pretendimin e Haxhiut

01/28/2025 17:39
nga:G B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, se personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore të hënën në Skenderaj.

“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai, me veturë zyrtare 02Z të Komunës së Skenderajt, ia ka prerë rrugën veturës së Kryeministrit me qëllim sulmi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Sami Lushtaku, i cili i mohoi kategorikisht akuzat e Haxhiut.

“Kam qenë duke kryer punët e mia si zakonisht në kohë fushate. Nuk kam qenë i përfshirë,” deklaroi Lushtaku në një emision në Klan Kosova.