Sporti

Lajmërohet Raiola: Jam mirë, nuk kam pasur ndërhyrje urgjente

01/12/2022 17:28
nga:Lorik J

“Mino Raiola iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme mjekësore që kërkonin anestezi. Këto janë kontrolle të planifikuara, nuk ka pasur ndërhyrje urgjente”, ka konfirmuar Raiola.

Me këtë mesazh në llogarinë zyrtare në Twitter, stafi i agjentit të njohur mohon zërat se agjenti është operuar me urgjencë sot në San Raffaele të Milanos.

Ai do të vazhdojë punët në ditët në vijim dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

/GazetaBlic Sport