Pasi policia e Kosovës e shpalli në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, Noizy është lajmëruar përmes Instagramit.
Në një deklaratë në këtë rrjet social, reperi thotë e nuk është në arrati, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur siç thotë ai, kurthin e padrejtësisë ndaj tij dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.
Ai thotë se nuk ka gisht në rrahjen që ndodhi disa ditë më parë në Pejë, dhe se kallëzimi i bërë ndaj tij është i padrejtë.
Artisti poashtu shprehet se bashkë me avokatin e kontraktuar nga ai, do të kontribuojë për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj tij dhe sqaruar këtë ngjarje ku thotë se është viktimë e kallëzimit të rremë.
Lexoni më poshtë deklaratën e tij të plotë:
View this post on Instagram