Lajme

Lajmërohet Gent Cakaj, mohon kategorikisht kandidimin për kryetar të PDK-së!

06/22/2021 21:18
nga:Y I

Ish-ministri i Jashtëm në Detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka hedhur poshtë zërat se do të përfshihet në politikë në Kosovë dhe se do të bëhet pjesë e ndonjë subjekti politik.

Cakaj përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se është tërhequr përkohësisht nga jeta publike, shkruan Gazeta Blic.

Ditët e fundit emri i tij është lakuar si kandidat i mundshëm për kryetar të PDK-së.

Reagimi i plotë:

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,
unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!

Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi ?,

Genti