Showtime

Lajmërohet Einxhel nga spitali, lidhet LIVE me banorët e shtëpisë së Big Brother VIP

01/28/2022 21:21
nga:Y I

Einxhel Shkira është lidhur LIVE me studion dhe banorët e Big Brother VIP.

Moderatorja shqiptare e cila sot i është nënshtruar një operacioni pasi theu krahun duke luajtur me banorët.

Shkira ka treguar se ajo tani është mirë dhe po e merr veten dal ngadal

Ajo gjithashtu ka falenderuar banorët për kujdesin nga saj, ani pse në rrjete sociale u kritikuan disa prej tyre që qeshnin pa pushim pas momentit të rrëzimit.

“Falenderoj të gjithë banorët për anën humane. Vërtetë më kanë ndenjur shumë afër dhe më bënin të qeshnin”, tha Shkira.