Sporti

Lajme të mira tek Manchester United, Ralf Rangnick merr lejën për ta ushtruar rolin e trajnerit

12/02/2021 14:49
nga:Mergim Rreci

Ralf Rangnick, i emëruar në fillim të javës si trajner i përkohshëm në Manchester United deri në fund të sezonit, tashmë do të mund të ulet në stolin e ekipit kundër Crystal Palace të dielën.

Trajneri ka marrë leje pune dhe do të prezantohet këtë të premte, pas ndeshjes së sotme kundër Arsenalit, i cili do të menaxhohet trajneri i përkohshëm Michael Carrick, përcjell GazetaBlic Sport.

Rangnick, 63 vjeç, do të jetë sonte në Old Trafford për të parë ndeshjen me londinezët dhe do të nisë punën ditën e nesërme.