Sporti

Lajme të mira tek Bayern Munich, rikthehet Upamecano

04/09/2025 17:25
nga:Mergim Rreci

Lajm i mirë për trajnerin e Bayernit, Vincent Kompany, pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Interit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Dayot Upamecano , i cili ka veshur për herë të fundit fanellën e bavarezëve më 15 mars, është rikthyer në fushë këtë të mërkurë.

Kujtojmë se qendërmbrojtësi, i cili kishte qenë një lojtar i padiskutueshëm përkrah Kim Min-Jae, pësoi një dëmtim në gju teksa luante për kombëtaren franceze.

Në rrjetet sociale, Bayern raportoi se Upamecano kishte ecur nëpër fushë për herë të parë që nga lëndimi i tij. Këtë sezon, francezi ka luajtur 33 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim për skuadrën gjermane.

Në xhiron e radhës të Bundesligës , e 29-ta, Bayern pret Borussia Dortmundin.

/GazetaBlic Sport/