Sporti

Lajme të mira për trajnerin Enrique, Busquets më në fund shërohet nga koronavirusi

06/18/2021 11:02
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets, do të bashkohet me kombëtaren e Spanjës këtë të premte dhe do të udhëtojë me ekipin në Sevilla pasi kaloi Covid-19.

Katalunasi doli negativ në testin e fundit dhe tashmë është gati të luajë në Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Sergio Busquets do të kthehet për t’u takuar me shokët e tij të skuadrës disa orë para udhëtimit në Sevilla, në funksion të ndeshjes së dytë të Spanjës në Euro 2020 kundër Polonisë.

Sonet në orën 20.30 atje do të jenë konferencat zyrtare për shtyp para ndeshjes së nesërme me praninë e Luis Enrique dhe varlvaro Morata.