Sporti

Lajme të mira për Piolin, dy futbollistë afër rikthimit nga lëndimet

01/10/2023 18:12
nga:Lorik J

Stefano Pioli do të rikuperojë Junior Messias në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Torinos.

Sulmuesi i Milanit është rikuperuar nga dëmtimi i muskujve që e mbajti jashtë në ditët e fundit. Braziliani do të marrë dritën jeshile vetëm pas përfundimit të mëngjesit të nesërm.

Origi ka vijuar punën e rikuperimit në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Lecces, ndërsa Simon Kjaer po përmirëson gjendjen e tij.

Ibrahimovic dhe Maignan duhet të punojnë akoma dhe nuk janë gati të rikthehen.

/GazetaBlic Sport