Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do ta ketë në dispozicion Leaon për ndeshjen kundër Parma këtë të shtunë.
La Gazzetta dello Sport raporton se sulmuesi ka qenë duke luftuar me një problem muskulor që nga humbja ndaj Napolit në Serie A tre javë më parë, përcjell GazetaBlic.
Gazeta raporton se sulmuesi portugez u kthye në stërvitje dje dhe për këtë arsye do të jetë në dispozicion për ndeshjen jashtë fushe kundër Parmas këtë fundjavë.
21-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje të Ligës këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke kontribuar me pesë asistime në këtë proces.
/GazetaBlic/


