Ka lajme për rikuperimin e mundshëm të Ciro Immobile në funksion të rifillimit të kampionatit.
Sulmuesi i Lazios, mungoi në ndeshjen e fundit të Biancocelestëve kundër Bolongnas, ashtu edhe në dy ndeshjet e ekipit kombëtar kundër Spanjës dhe Belgjikës, përcjell GazetaBlic Sport.
Immobile sot iu nënshtrua disa kontrolleve në Klinikën Paideia dhe ka një optimizëm të fortë për shërimin e tij për ndeshjen kundër Interit.
Ndeshja mes Lazios dhe Interit luhet të shtunën në orën 18:00 në Olimpico.
/GazetaBlic Sport


