Lajme të mira për Interin dhe sulmuesin francez të zikaltërve, Marcus Thuram. Ky i fundit la në mes ndeshjen ndaj Atleticos së Madridit për shkak të një dëmtimi muskulor, duke shqetësuar jo pak Inzaghin dhe tifozerinë zikaltër, megjithatë alarmi është fikur shpejt.
Media italiane bën me dije se Thuram ka vetëm një tërheqje të lehtë dhe është ndalur në kohë për të mos rrrzikuar një dëmtim më të rëndë, ndaj edhe rikthimi në fushë pritet të ndodhë brenda dy javëve.
Thuram pritet të qëndrojë dy javë pushim dhe më pas të rinisë stërvitjen, teksa është e sigurt mungesa e tij në tri ndeshje të kampionatit, ndaj Lecces, Atalantës dhe Genoas.
Sulmuesi francez do të rikthehet pasditen e 10 marsit për të marrë disa minuta në transfertën emiliane ndaj Bolognës dhe për të qenë plotësisht gati për sfidën e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, E planifikuar për më 13 mars në “Metropolitana”.
Deri atëherë, Marko Arnautoviç do të ketë shansin të luajë nga fillimi dhe të rregullojë biografinë, pas rasteve të shumtë të humbura këtë vit, teksa priten më shumë mundësi edhe për Alexis Sanchez.