Simone Inzaghi, Inter dhe të gjithë tifozët “zikaltër” kanë marrë një lajm të mirë përpara finales së Champions League ndaj Manchester Cityt.
Mediet italiane bëjnë me dije se Mkhitaryan do të jetë i gatshëm që të luajë në finalen e Stambollit.
Mkhitaryan duket se e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe është thuajse gati për të zbritur në fushë që nga minuta e parë në përballjen me Cityn, për trofeun më të rëndësishëm të kompeticioneve europiane.
/ss


