Sporti

Lajme të mira nga Argjentina, Carlos Tevez del nga spitali!

04/25/2024 10:23
nga:E K

Carlos Tevez ishte shtruar në spital pasi ndjeu disa shqetësime në gjoks. Mirëpo, për fat të mirë trajneri aktual i Independiente doli nga spitali pasi kaloi një natë aty, teksa janë përjashtuar problemet kardiake për ish-sulmuesin e famshëm që la shumë gjurmë në Europë me Manchester United apo Juventus e Manchester City.

Sipas mediave, Tevez do të duhet të kalojë disa ditë pushimi absolut në shtëpinë e tij dhe më pas mund t’i rikthehet sërish profesionit të tij.

“Je mbrojtës e marrtë dreqi”, legjenda holandeze: Tani e kuptoj pse Guardiola nuk e do Cancelon!
Gjithsesi, 40-vjeçari nuk do t’i “shpëtojë” analizave të mëtejshme, për të kuptuar problemet shëndetësore pasi në kohët e fundit, Tevez ka vuajtur disa luhatje madje pak kohë më parë, argjentinasi humbi edhe ndjenjat në shtëpinë e tij duke dëmtuar pak pjesën e kokës.