Sporti

Lajme të këqija për Pep Guardiolan, një tjetër futbollist i rëndësishëm lëndohet dhe mungon për disa javë

10/14/2021 20:58
nga:Mergim Rreci

Lajme të këqija për Pep Guardiolan.

Ferrán Torres u dëmtua ndërsa luante për Spanjën dhe do të mungojë disa javë, përcjell GazetaBlic Sport.

Përmes një deklarate zyrtare, “qytetarët” zbuluan se sulmuesi spanjoll 21-vjeçar pësoi një frakturë të vogël në këmbën e djathtë dhe tani do të fillojë trajtimin.

Kjo do të thotë se të paktën ai do të të humbas derbin e Manchesterit kundër United dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër PSG dhe Club Brugge.