Sporti

Lajme të këqija për kombëtaren e Belgjikës, Kevin de Bruyne nuk shërohet për ndeshjen hapëse

06/11/2021 18:27
nga:Mergim Rreci

Belgjika do të jetë pa mesfushorin kryesor Kevin de Bruyne për ndeshjen e tyre të parë të Kampionatit Evropian në Grupin B, kundër Rusisë në Shën Petersburg.

De Bruyne vazhdon të shërohet nga një lëndim të syrit dhe hundës në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. 

Rusisë iu dha një goditje poashtu pasi mesfushori Andrei Mostovoy ishte pozitiv për Covid-19.

Mbrojtësi Roman Yevgenyev zuri vendin e tij në skuadrën me 26 futbollistë.

/GazetaBlic Sport/