Sporti

Lajme të këqija për Conten, Son mungon për disa ndeshje

01/07/2022 21:14
nga:Mergim Rreci

Heung-Min Son do të jetë jashtë fushës për shkak të dëmtimit deri në fund të janarit.

Kjo pas dëmtimit të muskujve që mori në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër Chelseas, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 29-vjeçar i Koresë së Jugut do të mungojë në ndeshje të rëndësishme, duke përfshirë ndeshjen e kthimit me blutë, derbin e Londrës së Veriut kundër Arsenalit dhe gjithashtu ndeshjet kundër Leicesterit dhe Chelseat për kampionatin.