Sporti

Lajme të këqija për Bayernin, humb një futbollist shumë të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit ndaj PSG

04/08/2021 14:03
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Paris Saint Germain ka fituar në udhëtim ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Mauricio Pochetinos ka fituar ndaj Bayernit në udhëtim në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ishte një ndër ndeshjet më interesante të Ligës së Kampionëve këtë edicion, të cilën në fund e fituan mysafirët.

Kylian Mbappe dy herë dhe Marquinhos shënuan për Paris Saint Germain, kurse Choupo Mouting dhe Thomas Muller realizuan për bavarezët.

Sipas informacionit të RMC Sport 1, dëmtimi i Niklas Süle mund të jetë më serioz sesa që dukej.

I dëmtuar të mërkurën gjatë fitores pariziane (3-2) dhe i zëvendësuar në pjesën e parë, mbrojtësi qendror humbet edhe ndeshjen e kthimit në Parc des Princes.

/GazetaBlic/