Sporti

Lajme të këqija për Ancelottin, Mendy do të humbasë ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

03/31/2023 20:29
nga:Mergim Rreci

Ferland Mendy pësoi një dëmtim në muskul në stërvitjen e Real Madridit dhe pritet të mungojë për një muaj.

Sipas Marca-s, mbrojtësi i krahut ishte duke kryer seancën stërvitore për ndeshjen me Valladolidin dhe u detyrua të ndalonte, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari ka shkuar për të punuar brenda ambienteve dhe më pas është kontrolluar nga departamenti mjekësor, pasi ka konstatuar problemin e muskujve.

Mendy do të rikthehej në formacionin startues pasi Nacho është i pezulluar. Ky dëmtim do ta bëjë lojtarin të humbasë ndeshjet me Valladolid, Villarreal, Cádiz, Celta, Girona, Almeria, ndeshjet e kthimit të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës dhe ndeshjen e Champions League kundër Chelseat.

/GazetaBlic Sport/