Sporti

Lajme të këqija në lidhje me super duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

03/22/2023 08:34
nga:Mergim Rreci

Përplasja e padiskutueshme e peshave të rënda mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk e caktuar për më 29 prill ka dështuar, sipas menaxherit të ukrainasit.

Ka pasur një luftë fjalësh prej kohësh mes dy kampeve, dhe ndërsa është diskutuar data e 29 prillit për një takim madhështor në stadiumin Wembley të Londrës, asgjë nuk ishte konfirmuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Frank Warren, promotori i Fury, shpreson se një marrëveshje mund të rikthehet si aktive në 24 orët e ardhshme, por gjasat janë shumë të vogla.

Menaxheri i ukrainasit lëshoi një deklaratë të prerë për skuadrën e Fury-t, dhe se nëse lufta nuk ndodh, Usyk do të përqendrohet në mbrojtjen e detyrueshme të titullit të tij WBA kundër Daniel Dubois.

/GazetaBlic Sport/