Sporti

Lajme shumë të mira nga Franca në lidhje me lëndimin e Karim Benzema

06/09/2021 17:17
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema pësoi një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bullgarisë.

Fillimisht u tha se lëndimi mund të ia humbte atij Kampionatin Evropian, por tashmë ka lajme të mira në këtë drejtim, shkruan GazetaBlic Sport.

Muskuli i Benzemës është shfryrë dhe tashmë dhimbja e tij është më e vogël.

Ai do të rifillojë stërvitjen brenda 48 deri në 72 orë maksimum dhe për këtë arsye duhet të jetë në gjendje të luajë kundër Gjermanisë.

/GazetaBlic Sport/