Lajme

Lajm tragjik: Humb jetën në aksident 38-vjeçari shqiptar në Itali, e zuri gjumi në timon

01/02/2024 23:59
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kremoneses në Itali, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në komunikacion.

Siç raportojnë mediat italiane, viktima është një 38-vjeçar shqiptar, i cili banonte në Gadesco Pieve Delmona.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur shkaku që shoferi ka humbur kontrollin mbi timon, si pasojë e kotjes së gjumit që përjetoi gjatë kohës kur po voziste.

Përplasja rezultoi fatale duke bërë kështu që viktima të vdes në vendngjarje.