Sporti

Lajm shumë i mirë për tifozët e Milanit, Reijnders po nënshkruan kontratë të re

02/18/2025 09:13
nga:Mergim Rreci

Një lajm fantastik vjen nga skuadra e AC Milan.

Mesfushori holandez i kësaj skuadre, Tijjani Reijnders do të nënshkruajë kontratë të re me Rossonerët, transmeton GazetaBlic Sport.

Kontrata e re vlen deri në qershor 2030 dhe gjithçka është rënë dakord verbalisht, tani e vendosur për t’u vulosur zyrtarisht.