Sporti

Lajm shumë i mirë për Milanin para ndeshjes me Atalantan

09/30/2021 14:51
nga:Mergim Rreci

Qendërmbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer thuhet se është rikuperuar në kohë për të luajtur kundër Atalantas këtë fundjavë.

Tuttosport raporton se Kjaer ka kapërcyer problemin fizik që e la atë jashtë skuadrës dhe danezi duhet të jetë përsëri në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli, përcjell GazetaBlic Sport.

Rossonerët humbën 2-1 nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve herën e kaluar, por janë të dytët në Serie A, të pamposhtur në gjashtë ndeshje dhe dy pikë pas liderit, Napoli.

Milani viziton Atalantën të dielën para se të presë Hellas Verona në San Siro më 16 tetor.

/GazetaBlic Sport/