Sporti

Lajm shumë i keq për tifozët e Real Madrid, Bellingham lëndohet dhe do të mungojë në disa ndeshje

08/23/2024 13:35
nga:Mergim Rreci

Jude Bellingham ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë për rreth një muaj.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur, Mario Cortegana, transmeton GazetaBlic Sport.

Real Madrid pret që Bellingham të kthehet pas pushimit ndërkombëtar në fund të shtatorit.

Ai ka një dëmtim të fasciitit të shputës në këmbën e djathtë.

/GazetaBlic Sport/