Lojtari Joan Garcia ka pësuar një këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e majtë.
Nesër, ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale artroskopike, transmeton GazetaBlic Sport.
Koha e vlerësuar e rikuperimit është mes 4 dhe 6 javësh, varësisht nga progresi i tij.
Portieri Garcia do të jetë një mungesë e madhe tek Barcelona dhe nuk pritet të jetë gati për derbin ndaj Real Madrid.
/GazetaBlic Sport/


