Ka ndërruar jetë njëri nga tifozët më të ‘zjarrtë’ të ‘Dardanëve’, Korab Vllasa.
“Korabi ishte gjithmonë me ne – në çdo aktivitet, në çdo organizim – pjesë e pandashme e familjes sonë”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit.
Vllasa ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
“Ai do të mbetet përherë në zemrat tona dhe kujtimi i tij do të na shoqërojë deri në takimin tonë të radhës”, përfundon njoftimi i “Dardanëve”.