Finalja e Kupës së Amerikës pritet të jetë fantastike për faktin se dy kombëtare të mëdha do të ndeshen në të.
Argjentina dhe Brazili do t’i masin forcat dhe do të luftojnë për trofeun e madh të Kupës së Amerikës, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas zhvillimit të të gjithë edicionit me dyer të mbyllura, më në fund autoritetet braziliane kanë vendosur të lejojnë tifozët në stadium për finalen e Copa Americas mes Brazilit dhe Argjentinës, e planifikuar për më 11 korrik.
Pas kërkesave të shumta, autoritetet e Rio De Janieros kanë miratuar praninë e tifozëve në masën 10% të kapacitetet të stadiumit, ose përkthyer në numra, 5500 tifozë gjithsej.
Kështu 2200 bileta janë vënë në dispozicion për argjentinasit që jetojnë në Brazil, ndërsa 3300 të tjera do të shiten për tifozët brazilianë, teksa kushti për hyrjen në stadium është një tampon negativ, ose një test i shpejtë.


