Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen është liruar nga spitali pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Eriksen kishte pësuar atak kardiak në ndeshjen, Danimarkë – Finlandë dhe ishte në gjendje kritike për jetë, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë fatëmirësisht ylli danez i Interit e fitoi duelin më të madh të jetës së tij, dhe tani gjendja e tij është stabile.
Lajmin për lirimin e tij nga spitali e ka konfirmuar gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
/GazetaBlic Sport/


