Sporti

Lajm i mirë: Sulmuesi i Nottingham nuk është më në koma, stabilizohet gjendja e tij shëndetësore

05/15/2025 09:30
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Nottingham Forest, Taiwo Avonyi, ka dalë nga koma e induktuar pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente për të riparuar një dëmtim në bark.

Nigeriani u fut në fushë si zëvendësues kur Nottingham u përball me Leicester në Premier League të dielën e kaluar. Sulmuesi u përplas me shtyllën dhe pësoi një dëmtim serioz në bark, gjë që kërkoi ndërhyrje.

Pavarësisht natyrës serioze të dëmtimit dhe pamjeve që tregonin shqetësimin e 27-vjeçarit, ai vazhdoi të luante për pjesën tjetër të ndeshjes me një çalim dhe më vonë u dërgua në spital.

Pasi iu nënshtrua pjesës së parë të operacionit për të riparuar një këputje të dyshuar të zorrës të hënën, sulmuesi e kaloi të martën në koma të induktuar. Pastaj erdhi faza e dytë e operacionit, përfshirë mbylljen e plagës, e cila u përfundua të mërkurën.

Që nga e mërkura, Avoniy ka dalë nga koma e induktuar.

/GazetaBlic Sport/