Sporti

Lajm i mirë, Rashica rikthehet nga lëndimi dhe fillon stërvitjet me Besiktasin

11/05/2024 09:33
nga:Lorik J

Futbollisti kosovar, Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet me Besiktasin.

Rashica u lëndua në ndeshjen ndaj e kombëtares së Kosovës ndaj Qipros, ku u zëvendësua pas 16 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai humbi katër duelet e fundit të Besiktasit, teksa tani është rikthyer plotësisht dhe ka filluar stërvitjet me klubin e tij.

Ky është lajm i mirë edhe për kombëtaren e Kosovës para duelit me Rumaninë e Lituaninë.

/GazetaBlic Sport