Sporti

Lajm i mirë: Ra pa ndjenja në tokë, basketbollisti i Bashkimit në gjendje stabile shëndetësore

03/02/2024 20:55
nga:Mergim Rreci

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sonte gjatë ndeshjes, Bashkimi – Golden Eagle Ylli.

Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson kishte probleme shëndetësore dhe ka rënë pa ndjenja në tokë, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, lajmi i mirë është se ai është këndellur dhe se gjendja e tij është stabile. Mësohet se ai do të kryejë disa analiza më të thella për të kuptuar shkakun e problemit.