Kupa e Botës 2022

Lajm i mirë për Belgjikën: Lukaku afër rikthimit, kryen stërvitjet e plota me kombëtaren

11/24/2022 18:16
nga:E K

Një lajm i mirë vjen nga Belgjika për e Romelu Lukakun.

Sulmuesi i Interit është stërvitur sot për herë të parë me pjesën tjetër të skuadrës, shkruan GazetaBlic Sport.

Konfirmimi vjen në konferencën për shtyp nga trajneri Roberto Martinez: “Sot ai u stërvit në grup, tani do të shohim se si do të reagojë trupi i tij.

Nuk mendoj se ai është gati të nis nga fillimi kundër Marokut, por duket se po ecën mirë dhe jam i lumtur që e shoh përsëri në stërvitje në grup”, tha trajneri i Belgjikës.

/GazetaBlic Sport/