Një lajm i mirë vjen nga Belgjika për e Romelu Lukakun.
Sulmuesi i Interit është stërvitur sot për herë të parë me pjesën tjetër të skuadrës, shkruan GazetaBlic Sport.
Konfirmimi vjen në konferencën për shtyp nga trajneri Roberto Martinez: “Sot ai u stërvit në grup, tani do të shohim se si do të reagojë trupi i tij.
Nuk mendoj se ai është gati të nis nga fillimi kundër Marokut, por duket se po ecën mirë dhe jam i lumtur që e shoh përsëri në stërvitje në grup”, tha trajneri i Belgjikës.
/GazetaBlic Sport/