ter stegen
Sporti

Lajm i mirë për tifozët e Barcelonës: Ter Stegen nis stërvitjet me skuadrën

08/20/2021 13:08
nga:E K

Lajm i mirë nga kampi stërvitor i Barcelonës në prag të javës së dytë të kampionatit.

Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka nisur stërvitjen me skuadrën disa muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e tij të djathtë, për shkak të dëmtimit të tendinës.

Pikërisht problemi fizik në fund të sezonit të kaluar e pengoi të grumbullohej nga Joakim Low për finalet e “Euro 2020”. “Gardiani” i Barçës po respekton afatet që ishin vendosur për shërimin e tij të plotë.

Në ditët në vijim, futbollisti do të rrisë ritmin në stërvitje për të qenë plotësisht në dispozicion të Koeman.

Holandezi mund ta aktivizojë titullar në ndeshjen e fundjavës së ardhshme kundër Getafes ose do t’i japë pak më shumë kohë për ta rikuperuar për ta hedhur në fushën pas pauzës së kampionatit si pasojë e ndeshjeve eliminatore të Botërorit.

/GazetaBlic Sport/