Sporti

Lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, Gavi do të ftohet për ndeshjen ndaj Sevillas

10/18/2024 21:14
nga:E K

Tifozët e Barcelonës kanë marr një lajm të mirë.

Mesfushori spanjoll, Gavi do të ftohet për ndeshjen e fundjavës, ndaj Sevillas.

Sipas mediave spanjolle, ai është në listën e trajnerit Hansi Flick.

Vendimi tashmë është marr pasi ai nuk ka pasur ndonjë problem gjatë stërvitjeve të fundit. Gavi ishte një mungesë e madhe për Barcelonën, pasi ishte jashtë fushave për afër një vit.