Sporti

Lajm i mirë për Ten Hag | Dalin testet mjekësore të lëndimit të Lisandro Martinez

02/05/2024 17:53
nga:Lorik J

Lisandro Martinez nuk i ka këputur ligamentet në gjurin e tij të djathtë, kanë thënë burime të shumta nga mediumet angleze, megjithëse ende nuk ka asnjë konfirmim nga klubi.

Ky është një lajm i mrekullueshëm për Erik ten Hag, pasi mund të kishte përfunduar sezoni për argjentinasin nëse ai do të kishte këputur ligamentet, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi argjentinas u lëndua pas një përplasjeje me mbrojtësin e West Ham, Vladimir Coufal në minutën e 69-të të fitores 3-0 të Manchester United ndaj Hammers të dielën.

Analizat mjekësore që Martinez iu nënshtrua të hënën, treguan se ai vetëm ka përdredhur ligamentet e tij, por nuk i ka këputur ato.

/GazetaBlic Sport