James Maddison me siguri do të humbasë ndeshjen hapëse të Anglisë, e cila do të përballet me Iranin në ndeshjen e parë të Grupit B të hënën.
Mesfushori i Leicesterit ende nuk e ka kapërcyer shqetësimin në gju që nuk e lejon atë të stërvitet në grup, por Gareth Southgate nuk po mendon ta zëvendësojë atë, siç ndodhi me Deschamps me Kimpembe dhe Nkunku dhe Luis Enrique me Gaya, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas The Times, stafi mjekësor ka besim në rikuperimin e plotë të lojtarit për sfidat e mëvonshme.
Në kampin anglez ka shpresa se Maddison do jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të Botërorit.
/GazetaBlic Sport/