Lajme

Lajm i mirë për shqiptarët në Zvicër- Nga 24 qershori fluturime direkte për në Cyrih dhe Bazel

06/14/2024 17:46
nga:Y I

Kompania ajrore GP Aviation e emëruar nga Republika e Kosovës fillon fluturimet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës nga data 24 qershor në destinacionet Prishtinë – Cyrih dhe Prishtinë – Bazel, kurse nga data 3 korrik në destinacionin Prishtinë – Gjenevë.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar  se për herë të parë Kosova po realizon zgjerimin e rrjetit të rrugëve ajrore ndërkombëtare me fluturime shtesë nga Kosova për në Zvicër.

“Procesi i përzgjedhjes së operatorit ajror të emëruar është zhvilluar në mënyrë transparente përmes publikimit të shprehjes së interesit me kritere specifike për ofrimin e shërbimeve ajrore për publikun në përputhje me marrëveshjen bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Helvetike” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës raporton Gazeta Blic.

“Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, për diasporën tonë në Zvicër, për qytetarët e Zvicrës dhe të Kosovës, sepse janë krijuar mundësi më të mëdha të udhëtimit dhe me bileta më të lira në mes të të dyja shteteve. Ky zhvillim është pjesë e objektivave dhe strategjisë më të gjerë të AAC-së dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar rrjetin e saj ndërkombëtar të rrugëve ajrore dhe për të ofruar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës”

Njoftimi i plotë: