Anglia do të përballet me Shqipërinë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Kuq e Zinjtë kanë marrë një lajm të mirë para këtij takimi pasi Anglia do të ketë 4 mungesa të rëndësishme ndaj Shqipërisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Luke Shaw, Mason Mount, Rashford dhe Ward- Prowse nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Southgate.
Trajneri i “Tre Luanëve” ka thirrur në minutat e fundit sulmuesin e ri të kombëtares U-21 dhe të Arsenalit, Smith Rowe në kuadër të ndeshjeve ndaj Shqipërisë dhe San Marinos.
/GazetaBlic Sport/


