Mbrojtësi Raphael Varane është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin e parë, para ndeshjes së radhës ndaj Tottenhamit.
Francezi ka humbur tre ndeshjet e fundit shkaku i lëndimeve që mori me Kombëtaren e Francës muajin e kaluar.
Varane u prit që të ishte jashtë fushës deri në nëntor, por 28-vjeçari u pa duke u stërvitur me bashkëlojtarët para ndeshjes së radhës ndaj skuadrës londineze.
Mbrojtësi ka bërë shtatë paraqitje për “Djajtë e Kuq” që prej transferimit nga Real Madrid në verë, duke përfshirë pesë ndeshje në Premierligë.
Te United është vërejtur mungesa e Varane, ngase kanë pranuar 11 gola në tre ndeshje në të gjitha garat, kundër Leicester Cityt, Atalantas dhe Liverpoolit.
Ndërkohë, ndeshja e radhës do jetë vendimtare për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.


