Sporti

Lajm i mirë për Romën: Dybala i gatshëm për ndeshjen ndaj Milanit

04/28/2023 15:56
nga:E K

Klubi i Romës ka marrë një lajm shumë të mirë nga Paulo Dybala. Mesa duket sulmuesi e ka hedhur pas krahëve dëmtimin në kavilje. Sipas raportimeve nga mediet italiane argjentinasi ka nisur stërvitjen me grupin.

Me shumë mundësi sulmuesi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së shtunës, me “verdhekuqtë” që do të kenë përballë Milanin. Megjithatë gjithçka do të varet nga stërvitja e fundit, në rast se ish-juventini nuk do të ketë dhimbje atëherë ai do të startojë nga minuta e parë ose në të kundërt do të duhet ta nisë sfidën si zëvendësues.

Paulo Dybala këtë sezon ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje me Romën.