Sporti

Lajm i mirë për Real Madridin, Rodrygo do jetë i gatshëm për duelin ndaj Getafes

11/29/2024 23:50
nga:E K

Sulmuesi i djathtë i Real Madridit, Rodrygo, do të rikthehet në fushë në fundjavë pas rikuperimit nga lëndimi.

Braziliani ka rifilluar stërvitjet e plota përkrah bashkëlojtarëve të tij dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Getafes në fundjavë, transmeton GazetaBlic Sport.

Rikthimin e tij në lojë e ka lënë të kuptohet vetë Rodrygo me një postim në rrjetin social “X”.