Sporti

Lajm i mirë për Real Madridin: Militao rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve

10/08/2024 15:47
nga:E K

Real Madrid ka lëshuar informacione në lidhje me dëmtimin e qendërmbrojtësit Eder Militao, i cili do të mungojë në ndeshjet e Brazilit nga pushimi i tetorit.

Militao u diagnostikua me një dëmtim muskulor në kuadricepsin e këmbës së majtë. Sipas pritshmërive fillestare, mbrojtësi do të mungojë për rreth 10 ditë, transmeton GazetaBlic Sport.

Nëse nuk ka komplikime, nuk duhet të ketë asnjë problem që Eder Militao të jetë në dispozicion për vizitën ndaj Celtas në xhiron e 10-të të La Ligës. Ndeshja është më 19 tetor.

/GazetaBlic Sport.