Sporti

Lajm i mirë për Real Madridin: Eder Militao afër rikthimit nga lëndimi

03/28/2024 17:35
nga:E K

Reprezentuesi brazilian përgatitet të kthehet në garë pas një dëmtimi të zgjatur.

Rikthimi i Eder Militao në fushë është i afërt. Shtypi spanjoll vë në dukje këtë të enjte se qendërmbrojtësi brazilian, i cili ka tetë muaj jashtë fushës për shkak të lëndimit, do të rikthehet në fushë në prill, transmeton GazetaBlic Sport.

13 prilli data e udhëtimit të skuadrës së Carlo Ancelottit në Mallorca, pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt në Champions League, është ajo që do të shënojë rikthimin e brazilianit në fushë.

/GazetaBlic Sport.