Në një periudhë kur çmimet në sektorin e turizmit po shënojnë rritje në shumë destinacione bregdetare, një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që planifikojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar.
Hotel Ambassador tek Rana e Hedhun ka vendosur të mos ndryshojë çmimet për sezonin veror 2026, duke u ofruar pushuesve të njëjtat tarifa si vitin e kaluar.
Drejtuesi i hotelit, Ilir Koprani, thekson se vendimi është marrë me synimin që pushimet të mbeten të përballueshme për familjet dhe vizitorët që zgjedhin këtë zonë të njohur turistike.
“Ne bëjmë çdo gjë që klientët tanë të ndihen si në shtëpinë e tyre. Përveç cilësisë së shërbimit dhe mikpritjes, kemi vendosur të ruajmë të pandryshuara çmimet edhe këtë verë, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të kalojnë pushime të këndshme pranë detit”, shprehet Koprani.
I pozicionuar në një nga zonat më të bukura të bregdetit, Hotel Ambassador vazhdon të jetë një prej zgjedhjeve të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj, falë ambienteve komode, shërbimit profesional dhe afërsisë me plazhin e mrekullueshëm të Ranës së Hedhun.


