Sporti

Lajm i mirë për PSG, Neymar pritet të jetë gati për derbin ndaj Marseilles

10/22/2021 17:16
nga:E K

Reprezentuesi brazilian, Neymar tashmë ka nisur stërvitjen këtë të premte me bashkëlojtarët e tjerë dhe nën urdhrat e Mauricio Pochettino.

Kështu sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për derbin e së dielës kundër Marseilles, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari duket se e ka kaluar tashmë lëndimin nga ndeshja e Champions League të martën ndaj Leipzig.

Gatishmëria e tij për lojë do të konfirmohet të shtunën kur Pochettino të publikojë skuadrën e plotë për ndeshjen e së dielës.

/GazetaBlic Sport/