Sporti

Lajm i mirë për Piolin, Kjaer do të jetë gati për ndeshjen ndaj Atletico Madrid

09/21/2021 12:52
nga:Mergim Rreci

Qendërmbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer thuhet se do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme kundër Spezia dhe Venezia, por synon të kthehet kur Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Kjaer u zëvendësua nga Pierre Kalulu në pjesën e parë të barazimit 1-1 me Juventusin të dielën, pasi kishte pësuar një problem muskulor, përcjell GazetaBlic Sport.

Por danezi iu nënshtrua skanimeve të hënën, të cilat nuk zbuluan asnjë dëmtim serioz të muskujve dhe ai pritet të jetë gati për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj skuadrës spanjolle.

/GazetaBlic Sport/