Mesfushori algjerian Ismael Bennacer është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë të Milanit pas një pauze të zgjatur për t’u rikuperuar nga një dëmtim në gju.
Bennacer u lëndua në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (humbja kundër Interit me 0-2), e zhvilluar më 10 maj, në kërcin e gjurit të tij të djathtë dhe më pas iu nënshtrua një operacioni përpara se të fillonte sezonin e rimëkëmbjes, përcjell GazetaBlic Sport.
25-vjeçari është te Milani që nga viti 2019, kur erdhi nga Empoli për 17.5 milionë euro. Ai ka një kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2027.

/GazetaBlic Sport/


