Sporti

Lajm i mirë për Milanin, Napoli njofton mungesën e tre yjeve të ekipit

12/17/2021 17:44
nga:E K

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne, vazhdoi sot të stërvitet veçmas nga grupi, njëlloj si Fabian Ruiz dhe Kalidou Koulibaly.

Azzurri po përgatitet për ndeshjen kryesore të Serie A të së dielës kundër Milanit në Stadio Giuseppe Meazza, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata kanë disa lojtarë jashtë fushës, duke përfshirë Lorenzo Insigne, Fabian Ruiz dhe Kalidou Koulibaly.

Të tre lojtarët u stërvitën veçmas nga grupi mëngjesin e sotëm, njoftoi Napoli në një deklaratë zyrtare.

Insigne u stërvit në palestër dhe ‘iu nënshtrua trajtimit’, ndërsa Fabian dhe Koulibaly stërviteshin veçmas, por në fushë, njëlloj si Victor Osimhen.

Kuqezinjtë kanë Ante Rebic, Rafael Leao dhe Pietro Pellegri jashtë sulmit, por Olivier Giroud u rikthye sot në stërvitje në Milanello dhe do të fillojë në pankinë kundër Partenopeit.

/GazetaBlic Sport/